Dempsey: Këshilltarët ushtarakë mund tu bashkohen irakianëve

Bota

Dempsey: Këshilltarët ushtarakë mund tu bashkohen irakianëve

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 17:33

Shefi i Shtamadhorisë së Përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Martin Dempsey, e ka paraqitur idenë që këshilltarët ushtarakë amerikanë tu bashkohen trupave të Irakut, në luftën e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Duke folur sot në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, gjenerali Dempesy tha se “nëse ne e arrijmë pikën ku unë besoj se këshilltarët tanë do tu bashkoheshin trupave të Irakut në sulmet kundër caqeve specifike, unë do ta rekomandoj këtë te presidenti”.

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe zyrtarët e tjerë të lartë, disa herë e kanë përjashtuar dërgimin e ushtarëve amerikanë në rol luftarak në Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat