Kabul: U vranë dy ushtarë amerikanë dhe një polak

Bota

Kabul: U vranë dy ushtarë amerikanë dhe një polak

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 16:12

Nga një sulm vetëvrasës kundër konvojit të ushtarëve të jashtëm në kryeqytetin Kabul në Afganistan, sot herët në mënygjes, janë vrarë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe një i Polonisë.

Forca e jashtme e udhëhequr nga NATO-ja, ka njoftuar se janë plagosur edhe 5 ushtarë dhe 13 civilë.

Për këtë sulm, përgjegjësinë e kanë marrë militantët talibanë.

Sulmi ka ndodhur afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, në rrugën kryesore për në aeroportin ndërkombëtar në Kabul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat