13 punëtorë të Apple preken nga leukemia

Bota

13 punëtorë të Apple preken nga leukemia

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 15:31

Kompania Apple po heton për 13 punëtorë të fabrikës Shenzen në Kinë të cilët dyshohet se janë prekur nga sëmundja e leucemisë, ndërsa 5 persona kanë vdekur për shkak të kësaj sëmundje.
Fabrika merret me prodhimin e milionave telefonave duke përfshirë edhe Iphone 6 të kompanisë Apple. Dyshohet se punëtorët janë prekur nga leukemia për shkak të ekspozimit të kimikateve për prodhimin e telefonave.

Familjarët e të prekurve të cilët janë mes moshës 19-24 vjeç akuzojnë kompaninë se po fsheh të vërtetën duke hequr shpenzimet mjekësore të punëtorëve, ndërsa më pas ata janë detyruar të braktisin punën për shkak të shëndetit. Fabrika merret edhe me prodhimin e pajisjeve të tjera elektronike por baza është për prodhimin e Iphone-ve, ku brenda javës janë prodhuar rreth 2 milion Iphone. Foxconn, kompania që ka në pronësi fabrikën Shenzhen ka dërguar një ekip për të mësuar më shumë në lidhje me çështjen.

Ndërsa Apple ka njoftuar se muajin e kaluar ajo ka ndaluar përdorimin e dy kimikateve toksike benzen dhe heksan. Familjarët e të prekurve me leukemi thonë se kompania nuk i kishte njoftuar për rreziqet. Kompania Apple ka thënë se rastet janë marrë seriozisht dhe po punohet me Foxconn për të zbardhur të vërtetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat