Rusia e shtonë praninë ushtarake në Krime

Bota

Rusia e shtonë praninë ushtarake në Krime

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 14:53

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha sot se do të shtohet prania ushtarake ruse në Krime, për shkak të krizës në Ukrainë, dhe se, po ashtu, Moska duhet të përgjigjet ndaj shtimit “të ushtrisë së jashtme” në “fqinjësi të parë” të kufijve të Rusisë.

Më herët këtë vit, Rusia e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, dhe akuzohet nga qeveria në Kiev dhe vendet perëndimore se i mbështet separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat