Uashingtoni: Rusia t’i kthejë Krimesë statusin e saj

Bota

Uashingtoni: Rusia t’i kthejë Krimesë statusin e saj

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se Uashingtoni nuk do të njeh zgjedhjet ruse që janë mbajtur gjatë fundjavës në Krime, vend që u aneksua nga Rusia në muajin mars.

Në një konferencë në Uashington, mbajtur të hënën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf ka kërkuar nga Rusia që t'i ‘kthejë Krimesë të drejtën e saj statusore si pjesë e Ukrainës’.

Harf po ashtu ka shprehur shqetësimet e SHBA-së, lidhur me faktin se qytetarët e Ukrainës në Krime po i detyrojnë që të dorëzojnë pasaportat e tyre ukrainase dhe të pajisen me ato ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat