Britania nuk dërgon shpëtimtarë sepse nuk e di ku janë pengjet

Bota

Britania nuk dërgon shpëtimtarë sepse nuk e di ku janë pengjet

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 21:10

Britania nuk do të dërgojë mision të forcave speciale për të shpëtuar britanezët që po mbahen peng nga militantët e Shtetit Islamik, për shkak se nuk e dinë se ku janë ata.

Të dielën, militantët e IS, përmes një videoje të publikuar kanë treguar ekzekutimin e David Hanies, punonjësin britanik të ndihmave, ndërsa kanë paralajmëruar se personi i radhës do të jetë po ashtu britanik, vozitësi, Alan Henning.

Militantët e IS, duke kërcënuar me prerjen e kokës së Henning i’u janë drejtuar kryeministrit britanik, David Cameron duke kërkuar që të ndal luftën ndaj tyre.

I pyetur se përse Britania nuk po dërgon ekipin Special për Shërbime ajrore, që të shpëtojnë Henning, sekretari i jashtëm Philip Hammond është përgjigjur: “Nuk e dijmë se ku gjendet, prandaj nuk kemi se si t’i dërgojmë”.

“Sikur ta dinim se ku është, do të shikonim të gjitha mundësitë për ta nxjerrur nga atyu”, ka thënë Hammond për BBC.

Militantët e IS tashmë kanë vrarë tre persona me prerje koke, përmes videove ku japin porosi perëndimit që të ndalin luftën ndaj tyre.

Dy të parët kanë qenë amerikanë kurse i treti britanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat