Irani insiston që SHBA-të e kanë ftuar për të luftuar IS

Bota

Irani insiston që SHBA-të e kanë ftuar për të luftuar IS

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 15:47

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë përjashtuar përfshirjën e Iranit për t’iu bashkangjitur koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), zyrtarë të Iranit insistojnë se vet ata kanë refuzuar mbështetjen.

Udhëheqësi i këtij vendi, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë sot se, vendi i tij ka refuzuar kërkesën e SHBA-së për t'iu bashkangjitur në luftën kundër militantëve të IS.

Këto deklarata vijnë, sot, kur është mbajtur në Paris konferenca, me 30 shtete pjesëmarrëse, për të diskutuar rreth krizës në Irak e Siri.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Pkasi ka thënë sot se Uashingtoni ‘nuk do të bashkëpunojë’ me Iranin.

“Mbase do të ketë raste të tjera kur mund të diskutojmë së bashku për Irakun”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat