Njëra nga dy vajzat boshnjake raportohet të jetë vrarë në Siri

Bota

Njëra nga dy vajzat boshnjake raportohet të jetë vrarë në Siri

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 15:11

Një nga dy studentet e Vjenës me origjinë nga Bosnja ka humbur jetën në Siri. Megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për të konfirmuar këto pohime.
Sabina Selimovic dhe Samra Kešinović shkuan në Siri në prill të këtij viti 2014.

Alexander Marakovits, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, tha se autoritetet kanë informacione në lidhje me vdekjen, por ato nuk mund të jetë plotësisht të sigurt.

“Familjarët janë njoftuar për mundësinë e vrasjes së tyre”, ka thënë Marakovits.

Konrad Kogler, drejtor i Sigurisë Publike gjithashtu ka konfirmuar faktin se ekzistojnë informata të tilla ende të pa konfirmuara.

Motivet e largimit të vajzave me origjinë boshnjake në Siri ende nuk janë krejtësisht të qarta.

Para se të ikin nga shtëpitë e tyre ato ishin në kontakt me disa të rinj çeçenë, dhe gjatë kohëve të fundit kishin vizituar rregullisht një xhami në Vjenë.

Pas largimit të tyre nëpërmjet territorit të Turqisë, vajzat thuajse çdo ditë kanë postuar në rrjetet sociale informacione rreth ngjarjeve në Siri. Interpoli është në kërkim të tyre që nga muaji prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat