Nis punimet konferenca për IS-in

Bota

Nis punimet konferenca për IS-in

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:08

Presidenti i Irakut, Fuad Masum, ka bërë thirrje për një fushatë “të shpejtë” ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak, duke thënë se grupi mund të pushtojë pjesë të tjera të territorit dhe të bëhet kërcënim edhe më i madh.

Masum i ka bërë këto komente në Paris, ku zyrtarë nga 26 vende të botës janë mbledhur për të diskutuar mënyrat për shkatërrimin e grupit ekstremist.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se kërcënimi nga militantët e Shtetit Islamik është global dhe përgjigjja duhet të jetë globale.

Në takimin në Paris merr pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Shtetet e Bashkuara janë duke mbështetur ushtrinë irakiane me sulme ajrore kundër militantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat