Cameron zotohet të mposhtë Shtetin Islamik

Bota

Cameron zotohet të mposhtë Shtetin Islamik

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 22:35

Kryeministri britanik David Cameron u zotua të mposht kërcënimin që paraqesin militantët e grupit Shteti Islamik që i prenë kokën një punonjësi britanik të ndihmave.

Zoti Cameron foli sot në Londër, një ditë pasi grupi publikoi videon që tregon vrasjen e David Haines.

Ai tha se 44-vjeçari babai i dy fëmijëve u vra në mënyrën më të pashpirt të imagjinueshme nga Shteti Islamik, një grup që zoti Cameron e përshkroi si "mëshërim të së keqes." Kryeministri u zotua të kap dhe të sjellë para drejtësisë ata që vranë zoti Haines.

Zoti Cameron tha se Shteti Islamik është një organizatë fanatike që po planifikon sulme në mbarë Evropën. Ai tha se ata pretendojnë të veprojnë në emër të Islamik, por ai theksoi se militantët e Shtetit Islamik “nuk janë muslimanë por përbindësha”.

Zoti Cameron tha se Britania duhet të përballet me kërcënimin e Shtetit Islam dhe do të bëjë këtë duke punuar me qeverinë rajonale kurde dhe të Irakut dhe, do të vazhdoj ndihmën humanitare për ata që janë larguar nga grupi, dhe do të vazhdojë të mbështesë veprime ushtarake amerikane kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Në videon e ekzekutimit të publikuar nga Shteti Islam, ekzekutuesi i maskuar 'fajëson kryeministrin britanik për bashkimin e forcave me Shtetet e Bashkuara kundër grupit.Ekzekutuesi paralajmëron se vendimi do ta tërheqë popullin britanik në "një luftë të përgjakshme që nuk mund të fitohet."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat