MSF: Përgjigjja ndaj Ebolës – joadekuate

Bota

MSF: Përgjigjja ndaj Ebolës – joadekuate

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 20:24

Grupi mjekësor bëmirës, Mjekët Pa Kufij (MSF), thotë se bota po e “humbë betejën” për frenimin e sëmundjes Ebola dhe ka bërë thirrje për përgjigjje globale për këtë virus.

Presidentja e këtij grupi, Joanne Liu, tha sot në një takim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, se ekipet ushtarake dhe civile të afta për tu marrë me këtë fatkeqësi biologjike janë menjëherë të nevojshme.

Zonja Liu ka bërë thirrje për krijimin e spitaleve fushore me reparte të izoluara, në Afrikën Perëndimore, ku nga Ebola kanë vdekur më se 1500 njerëz prej muajit marsit të këtij viti.

Pos kësaj, ajo ka kërkuar që në rajon të dërgohen punëtorë të stërvitur shëndetësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat