Ligjvënësit pakistanezë mbështesin Sharifin

Bota

Ligjvënësit pakistanezë mbështesin Sharifin

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 16:20

Ligjvënësit pakistanezë kanë dhënë mbështetjen e tyre për kryeministrin Nawaz Sharif, derisa mijëra protestues vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Liderët e disa partive politike kryesore, në një seancë speciale të parlamentit, kanë thënë se ai nuk duhet të bie pre e presionit.

Sharif u ka rezistuar thirrjeve për dorëheqje, por udhëheqësit e protestës, Imran Khan dhe Tahir ul-Qadri, refuzojnë të tërhiqen.

Më herët, ministri i Brendshëm i Pakistanit u ka kërkuar ligjvënësve që t’i japin policisë “udhëzime të qarta” për të trajtuar protestuesit antiqeveritarë në Islambad si “ndërhyrës dhe terroristë”, duke thënë se demonstratat kanë qëllim rebelimin kundër shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat