Estonia do baza të përhershme të NATO-s

Bota

Estonia do baza të përhershme të NATO-s

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 15:13

Presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves, ka thënë se vendi i tij do që NATO-ja të vendosë baza të përhershme në territorin e tij, për ta mbrojtur atë nga kërcënimet eventuale nga Rusia.

Ai ka thënë se nëse Aleanca nuk ka baza të përhershme, kjo do të jetë një sinjal i keq për agresorin potencial.

Vendet baltike në NATO – Estonia, Letonia dhe Lituania – janë gjithnjë e më të shqetësuara për kërcënimet nga Rusia fqinje, prejse në Ukrainë ka eskaluar kriza.

Perëndimi thotë se Rusia ka dërguar trupa dhe pajisje ushtarake në lindje të Ukrainës, për të ndihmuar separatistët pro-rusë atje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, arrin sonte në Estoni.

Më 4 dhe 5 shtator, ai do të marrë pjesë në një samit të NATO-s në Uells.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat