UNHCR: Mbi një milion të zhvendosur në Ukrainë

Bota

UNHCR: Mbi një milion të zhvendosur në Ukrainë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 14:01

Më shumë se një milion njerëz janë shpërngulur për shkak të konfliktit në Ukrainë, përfshirë edhe 814.000 qytetarë të Ukrainës të cilët janë në Rusi, raporton Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR)

Numri i të zhvendosurve brenda Ukrainës është dyfishuar brenda tri javëve të fundit dhe vazhdon të rritet çdo ditë, ka thënë Vincent Cochetel, drejtor i byrosë së UNHCR-së për Evropën, në një konferncë për shtyp mbajtur në Gjenevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat