Stuhia Simeon ktheu 'dimrin' në Kroaci

Bota

Stuhia Simeon ktheu 'dimrin' në Kroaci

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 09:36

Këtë mëngjes, por edhe gjatë ditës së sotme, Kroacinë e ka kapluar cikloni i quajtur Simeon, i cili solli shi të madh dhe breshër madhësinë e një koke arre.
Stuhia është ndjerë kryesisht në Dalmaci, ku shiu dhe breshëri kanë shkatëruar prodhimet bujqësore, shkruan TetovaSot.

Edhe pse për sot ishte njoftuar një stuhi e fortë në bregdetin kroat, banorët e lokalitetit Dërnish kanë qenë të habitur nga pamja që kanë parë, pasi rrugët dhe oborret ishin të mbuluara me akull si të ishte dimër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat