Islamistët 'me pushime' në ambasadën amerikane (VIDEO)

Bota

Islamistët 'me pushime' në ambasadën amerikane (VIDEO)

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 08:59

Anëtarët e milicisë së Libisë e kanë kthyer ambasadën e braktisur amerikane në Tripoli, në një vend pushimesh dhe në një park ujor.

Një video e publikuar në Youtube tregon se si militantët e kanë pushtuar ambasadën dhe përdorin ambientet e saj, kryesisht zonën e pishinës. Pamjet tregojnë se si ata zhyten dhe notojnë në pishinën e ambasadës e cila është braktisur si pasojë e anarkisë dhe dhunës që mbretëron në kryeqytetin e Libisë.

Ambasadori i SHBA-ve në Libi, tha se ambasada nuk është plaçkitur, pavarësisht thashethemeve. Ambasadori Deborah Jones, i cili nuk është aktualisht në Libi, deklaroi se imazhet tregojnë një pjesë të jashtme banimi në kompleksin e ambasadës së SHBA-ve.

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, ende nuk ka bërë një prononcim zyrtar për incidentin në fjalë. Ndërkohë një zyrtar libian deklaroi se ambasada është e mbrojtur dhe se këto akuza janë të papranueshme.

Diplomatët amerikanë e kanë braktisur ambasadën ne kryeqytetin e Libisë, muajin e kaluar si pasojë e trazirave që kanë pushtuar Tripolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat