Britania forcon masat antiterroriste

Bota

Britania forcon masat antiterroriste

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 18:12

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka zbuluar masa të ashpra kundër britanikëve që dyshohet se u janë bashkuar xhihadistëve në Siri dhe Irak.

Duke iu adresuar ligjvënësve, ai ka thënë se do të sjellë ligje të reja për t’i dhënë politikës fuqi që të konfiskojë pasaportat e xhihadistëve eventualë dhe të ndalojë luftëtarët britanikë nga kthimi në Britani.

Cameron ka thënë se kompetencat për të monitoruar të dyshuarit në vend do të forcohen po ashtu.

Masat vijnë pak ditë pasi Britania ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist nga “i konsiderueshëm” në “të rëndë”, duke thënë se një sulm i planifikuar nga xhihadistët britanikë në Siri ose Irak “është shumë i mundshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat