E dini sa dëme i ka shkaktuar Izraeli Gazës? (VIDEO)

Bota

E dini sa dëme i ka shkaktuar Izraeli Gazës? (VIDEO)

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 15:06

Për shkatërrimin e shkaktuar nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit, Gazës do t’i duhen dekada për t’u rindërtuar.

Një video nga kompania palestineze “Media Town” sjellë pamje nga ajri të dëmeve të shkaktuar nga sulmi me raketa në shtatë javë.

Të paktën 17 mijë shtëpi janë shkatërruar. Përpjekjet për rindërtimin e Gazës gjithashtu do të ndikohen edhe nga bllokada e vendosur nga Egjipti dhe Izraeli që prej ardhjes në pushtet të Hamasit në vitin 2007.

Sipas një OJQ-je do të duhen 20 vjet dhe 6 miliardë dollar për rindërtimin e Gazës.

Frika se mos militantët përdorin materiale për ndërtimin e raketave apo rihapjen e tuneleve që lidhin dy vendet, ka bërë që Izraeli të vendosi ndalimin e importimit të materialeve të ndërtimit në Gaza.

Egjipti dhe Norvegjia kanë sugjeruar që muajin e ardhshëm të mbahet në konferencë për t’i ardhur në ndihmë Gazës, por deri tani nuk ka asnjë marrëveshje.

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një armëpushim duke i dhënë fund konfliktit që u mori jetën 2 100 palestinezëve dhe 71 izraelitëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat