Pakistan: Protestuesit depërtuan në selinë e TV-së shtetërore

Bota

Pakistan: Protestuesit depërtuan në selinë e TV-së shtetërore

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 09:45

Protestueesit antiqeveri në Pakistan kanë depërtuar me dhunë në selinë e Televizionit shtetëror në kryeqytetin Islambad.

Në kanalin kombëtar PTV ishte ndalur transmetimi, pasi protestuesit sot kanë hyrë në ndërtesë.

Më herët ky kanal kishte transmetuar drepërsëdrejti pamje të njerëzve duke iu vërsulur ndërtesës së televizionit, pasi me dhunë kishin depërtuar në hyrje të kompleksit në Islamabad.

Tre vetë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në dhunë prej 30 gushtit, kur demonstruesit ishin përpjekur ta shkatërronin rezidencën e kryeministrit Sharif.

Sot më herët gjatë ditës, ka pasur përleshje të reja me policinë, derisa protestuesit me gurë dhe shkopinjë , përsëri ishin përpjekur t’i shkatërronin linjat polcore dhe të depërtonin në rezidencën e kryeministrit.

Protestuesit udhëhiqen nga lideri opozitar, Imran Khan, dhe kleriku popullist, Tahir ul-Qadri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat