NATO bën gati 10 mijë trupa speciale për luftë në Ukrainë?

Bota

NATO bën gati 10 mijë trupa speciale për luftë në Ukrainë?

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 09:36

NATO do të krijojë një forcë prej 10 mijë trupash ushtarake nga shtatë vende të aleancës. “Financial Times”, shkruan se kjo forcë do të krijohet me kontributin e Britanisë së Madhe, Danimarkës, Letonisë, Estonisë, Lituanisë, Norvegjisë dhe Holandës. Gjithashtu edhe Kanadaja është e interesuar për t’iu bashkuar grupit, por ende nuk dihet se kur do të merret vendimi final.
Pritet që kryeministri britanik, David Cameron të deklarojë formimin në samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Uells më 4 shtator. Sipas revistës “Times”, krijimi i kësaj force vjen si përgjigje ndaj përfshirjes së Rusisë në konfliktin e Ukrainës, me qëllimin final që të “krijojë një forcë funksionale me përmasën e divizionit për dislokim të shpejtë dhe për stërviteje të rregullta dhe periodike”
NATO akuzon Rusinë se ka futur në territorin e Ukrainës 1 mijë trupa ushtarake për të përkrahur separatistët në lindje të vendit. Gjithsesi “Foreign Policy” raporton se, NATO nuk do të veprojë ushtarakisht në Ukrainë si dhe nuk do të ketë konfrontim me Rusinë, por vetëm sanksione më të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat