BE zgjedh udhëheqësit e rinj

Bota

BE zgjedh udhëheqësit e rinj

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 20:25

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ka shkruar në Twitter se liderët e BE-së kanë zgjedhur kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, për pasardhës të tij dhe ministren e Jashtme të Italisë, Frederica Mogherini, në postin e shefes së politikës së jashtme të BE-së.

Zgjedhja e tyre është bërë në takimin e krerëve të shteteve anëtare në Bruksel.

Tusk, 57 vjeç, politikan i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër i Polonisë dy mandate. Ai do të kryesojë samitet e Bashkimit Evropian.

Para se të emërohej ministre e Jashtme e Italisë në muajin shkurt, Mogherini, 41 vjeçe, ka qenë anëtare e parlamentit italian qysh nga viti 2008.

Si politikane e qendrës së djathtë ajo do të zëvendësojë baroneshën Catherine Ashton nga Mbretëria e Bashkuar.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka folur ngrohtësisht për zonjën Mogherini, derisa ka arritur në samitin e së shtunës, duke e quajtur veten “tifoz” të saj. Sipas mediave të ndryshme, ky ka qenë një indikacion i fuqishëm se ajo do të jetë zgjedhja.

Edhe kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka punuar fuqishëm që Mogherini të marrë detyrën.

Megjithatë, muajin e kaluar, BE-ja ka dështuar të arrijë koncesion për kanidaturën e saj, pasi shtetet baltike dhe Polonia e kanë parë si të papërvojë dhe shumë të butë ndaj Rusisë.

Rama: Federika mike e mirë, Tusk reformator dhe europianist i vendosur

Kryeministri Rama ka përshendetur zgjedhjen e shefes së re të politikës së jashtme të BE-së si dhe zgjedhjen e Presidentit të ri të Këshillit.
“Fort i gezueshem lajmi i zgjedhjes se Federika Mogerinit, grua e re dhe e mençur, mike e mire, nga sot shefe e politikes se jashtme te BE:-)E shumemirepritur per ne edhe zgjedhja e kryeministrit te Polonise Donald Tusk si President i BE! Reformator dhe europianist i vendosur” shkruan ai në fb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat