Iraku në ofensivë për të çliruar qytetin Amerli

Bota

Iraku në ofensivë për të çliruar qytetin Amerli

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 19:14

Ushtria irakiane, milicitë shiite dhe kurdët kanë bashkuar forcat në përpjekje për të liruar qytetin Amerli në veri të Irakut.

Rreth 15,000 turkmenë shiitë në Amerli kanë qenë të rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik për dy muaj.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për aksione të menjëhershme për të ndaluar masakrën në qytetin që shtrihet në pjesën që kontrollohet nga kurdët.

Xhihadistët e Shtetit Islamik akuzohen për mizori të shumta në territoret që kontrollojnë në Irak dhe Siri.

Pakica turkmene shiite shihet si femohuese nga Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat