Rusia është në luftë me BE-në, thotë presidentja e Lituanisë

Bota

Rusia është në luftë me BE-në, thotë presidentja e Lituanisë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 18:47

Rusia është në luftë me Ukrainën dhe për pasojë edhe me Evropën, ka thënë presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite të shtunën, duke i bërë thirrje Evropës që ta furnizojë Kievin me pajisje ushtarake.
“Është fakt se Rusia është në gjendje lufte kundër Ukrainës. Kjo do të thotë se është në një gjendje lufte kundër një vendi i cili do të dëshironte të integrohej në BE. Praktikisht, Rusia është në gjendje lufte kundër Evropës”, u ka thënë gazetarëve teksa arriti në Samitin e BE-së.
“Kjo do të thotë se duhet ta ndihmojmë Ukrainën që ta mbrojë territorin dhe popullin e saj dhe ta ndihmojmë ushtarakisht, veçanërisht me materiale ushtarake që ta ndihmojmë Ukrainën ta mbrojë veten sepse sot Ukraina është duke e luftuar një luftë në emër të Evropës”, ka thënë liderja e ish-shtetit sovjetik, transmeton Koha.net.
Ajo shtoi se embargoja e armëve ndaj Rusisë duhet të ashpërsohet duke ndaluar shitjen e armëve me kontratat ekzistuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat