FOTO LAJM/ Horror nga ISIS, gratë jazide dhe kristiane shiten si skllave

Bota

FOTO LAJM/ Horror nga ISIS, gratë jazide dhe kristiane shiten si skllave

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 15:33

Kjo është fotoja shokuese e aktivistes arabo - libaneze, Brigitte Gabriel e hedhur në Twitter, që po bën xhiron e botës.
Poshtërimi i grave jazide dhe kristiane, të cilat janë kapur peng disa ditë më parë në zonën e Mosulit nga militanët e ISIS.

Në këtë foto ato shihen në një kafaz teksa shëtiten në tregje për t’u shitur si skllave.

Siç ka deklaruar ministri irakian për të drejtat e njeriut, të gjitha këto femra nuk janë më shumë se 35 vjeçe dhe janë rrëmbyer në qytetin Sinjar, nga burrat e ISIS.

Luftëtarët i ndajnë vajzat në kampin e burgut dhe atëherë ato janë të detyruara të veshin vello të plotë.

Herë pas here ato vendoson në një kafaz dhe militanët i shëtisin nëpër qytet për t’i shitur./Tema/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat