Hagel viziton Gjeorgjinë dhe Turqinë

Bota

Hagel viziton Gjeorgjinë dhe Turqinë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 13:44

Pentagoni ka bërë të ditur se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, do të vizitojë Gjeorgjinë, pas samitit të NATO-s në Uells, që mbahet javën e ardhshme.

“Hagel do të qëndrojë në Gjeorgji, vendin që kërkon anëtarësim në NATO dhe që ndan shqetësimet tona për aksionet e Rusisë në Ukrainë”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Pas Gjeorgjisë, Hagel do të udhëtojë për në Turqi, në vizitën e parë si shef i Pentagonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat