Përgjigjja e Renzit për “The Economist”: Blen një akullore të vërtetë

Bota

Përgjigjja e Renzit për “The Economist”: Blen një akullore të vërtetë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 12:12

Në kopertinën e “The Economist” (30 gusht 2014- 5 shtator) Mateo Renzi ishte i hipur në një varkë e bërë prej kartëmonedhe euro teksa mban në dorë një akullore.

Përpara tij janë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande ndërsa prapa tij është Mario Draghi presidenti i Bankës Europiane Qëndrore teksa përpiqet të heqë me kova ujin nga varka prej letre që për të mos e lejuar të mbytet.

Titulli është “Ajo ndjenja se po mbytesh sërish” dhe ka të bëjë pikërisht me situatën e vështirë që po kalon eurozona.

Dje Mateo Renzi vendosi t’i përgjigjej kështu: U ndalua në një karrocë që shiste akulloret para se të dilte në një dalje publike për median.

Më pas me akullore në dorë komentoi kopertinën: “Nuk ofendohemi nga kritikat që vijnë nga kushdo. Puna që ne po bëjmë është e rëndësishme dhe serioze.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat