Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka shprehur mbështetje për udhëheqësen e huadhënësit global, Christine Lagarde, e cila përballet me një hetim penal në Francë në lidhje me korrupsion.
Këtë javë, gjykatësit francezë e kanë vënë atë nën hetime formale për “neglizhencë”, pas marrëjes në pyetje për të katërtën herë.
Rasti për korrupsion, i cili daton nga viti 2008, ka të bëjë me përfshirjen e dyshuar të Lagarde në një pagesë të paligjshme për biznesmenin francez, Bernard Tapie.
Lagarde, e cila ka marrë drejtimin e FMN-së në vitin 2011, mohon çdo keqbërje.