Siria, ISIS dhe dilema amerikane

Bota

Siria, ISIS dhe dilema amerikane

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 01:15

Të enjten, para takimit më Këshillin e Sigurisë së Shteteve të Bashkuara presidenti amerikani pyetur mbi mundësitë e zgjerimit të këtyr operacioneve në Siri, aty ku ISIS zotëron territore të gjëra dhe është mjaft aktiv, tha se “nuk ka ende një strategji të tillë”.

Kjo deklaratë shkaktoi kritika nga rivalët dhe disa media për mungesën e një plani për të luftuar terrorizmin dhe kërcënimin që vjen nga ISIS.

Të premten Sekretari i Shtypi, Josh Earnest sqaroi deklaratën e presidentit. Ai tha për CNN se nuk është marrë ende një vendim se cila është rruga dhe mënyra më e mirë për të luftuar ISIS në Siri.

Obama autorizoi sulme të kufizuara kundër militantëve në Irak, por ka refuzuar thirrjet për të bërë të njëjtën gjë edhe në Siri, të paktën deri më tani. Megjithatë duket se qendrimi i SHBA larg Sirisë sa vjen e bëhet më i komplikuar.

Video e ekzekutimit të gazetarit James Foley, kërcënimi për ekzekutimin e një tjetër shtetasi amerikan, videot e torturave dhe vrasjeve të civilëve, por edhe përfshirja e disa dhjetra shtetasve amerikanë që luftojnë në radhët e ISIS, dy prej të cilëve të konfirmuar të vrarë në luftime, ka shtuar zërat për zgjerimin e sulmeve edhe në Siri, pavarësisht se kjo do të ishte një ndihmë e drejtpërdrejtë për regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Si për të përforcuar akoma më shumë këto zëra, atyre u është bashkangjitur edhe gjenerali Martin Dempsey i cili tha pa mëdyshje se e vetmja rrugë dhe mënyrë për të mposhtur ISIS është përballja me të si në Irak ashtu edhe në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat