BE: Thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë

Bota

BE: Thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 20:29

Disa ministra të Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë akuzuar Rusinë për pushtim të lindjes së Ukrainës, duke thënë se Moska duhet të ndëshkohet me sanksione shtesë ekonomike.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se me çka po përballemi. Jemi në mes të pushtimit të dytë të Ukrainës brenda një viti”, ka thënë ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt.

Ai i ka bërë këto komente derisa ministrat e Jashtëm të BE-së kanë nisur të mblidhen për bisedime joformale në Millan.

Ministri i Jashtëm i Holandës, Frans Timmermans, ka thënë se “nëse Rusia nuk ndryshon qëndrim, ne duhet të forcojmë qëndrimin tonë”.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Paet, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të jetë i gatshëm për sanksione të reja kundër Rusisë, pasi “situata vazhdon të përkeqësohet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat