Fillon shpërthimi i vullkanit Bardarbunga në Islandë

Bota

Fillon shpërthimi i vullkanit Bardarbunga në Islandë

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 13:31

Shkencëtarët e kanë ngritur alarmin në pikën e kuqe ndërsa tashmë është shtuar frika për një krizë të re trafiku ajror për shkak të vullkanit Bardarbunga. Këtë mëngjes zyrtarët islandezë e kanë ngritur alarmin e aviacionit në kodin e kuq pasi gjatë natës ka filluar erupcioni afër vullkanit Bardarbunga.
Autoritetet atje kanë thënë se një çarje prej 1 km ka nisur në fushën e llavës vullkanike pas mesnatës afër akullnajës Dyngjujokull.
Edhe pse ende nuk është detektuar pluhur vullkanik, zyrtarë të mbrojtjes civile kanë thënë se Trafiku Ajror Islandez e ka mbyllur hapësirën ajrore mbi pjesën ku ka ndodhur erupcioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat