Rusi: Mbyllen edhe tri restorante McDonalds

Bota

Rusi: Mbyllen edhe tri restorante McDonalds

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 12:08

Në Rusi përkohësisht janë mbyllur edhe tri restorante të kompanisë McDonalds, pas inspektimeve nga Agjencia ruse e sigurisë së ushqimit.

Në deklaratën e mbrënshme të kompanisë amerikane, thuhet se operacionet janë pezulluar në dy restorante në Soçi dhe një në Serpukhov.

Aktualisht në Rusi janë mbyllur më se 10 restorante McDonalds, përfshirë edhe një në pjesën qendrore të Moskës, hapja e të cilit në vitin 1990, ishte vlerësuar si shenjë se Bashkimi Sovjetik ishte hapur ndaj perëndimit.

Agjencia e sigurisë së ushqimit tha se e ka urdhëruar mbylljen për shkaqe sanitaro-higjienike, por ndalesa ka ndodhur në kohën e tensioneve të larta lidhur me krizën në Ukrainë, dhe propagandën e vazhdueshme antiperëndimore në mediat shtetërore të Rusisë.

Rusia u është përgjigjur sanksioneve të imponuara nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tjera perëndimore, për shkak të aksioneve të Moskës në Ukrainë, duke e ndaluar pjesën më të madhe të importit perëndimor të ushqimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat