Shteti Islamik e poston videon ku i është prerë koka një luftëtari

Bota

Shteti Islamik e poston videon ku i është prerë koka një luftëtari

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 11:05

Militantët e Shtetit Islamik e kanë postuar një video në Internet, ku shihet heqja e kokës së një luftëtari kurd të zënë rob në irak.

Ky ekzekutim është bërë para Xhamisë së Madhe në qytetin Mosul, në pjesën veeriore të Irakut, që është okupuar nga Shteti Islamik.

Në video shihen edhe 14 luftëtarë të tjerë kurdë Peshmerga, të veshur në fanela të potokallta të të burgosurve.

Në video thuhet se ata do të vriten nëse qeveria rajonale kurde nuk i shkëputë raportet me Shtetet e Bashkuara.

Kjo video është publikuar mbrëmë, vetëm një ditë pasi Shteti Islamik i ka paraqitur fotografitë e së paku 160 ushtarëve të qeverisë së Sirisë, që janë zënë në pjesën veriore të Sirisë.

Më herët këtë muaj, militantët e Shtetit Islamik e kanë publikuar videon, në të cilën shihej vrasja e gazetareit amerikan, James Foley, me prerje koke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat