Erdogan, betohet si President i Turqisë

Bota

Erdogan, betohet si President i Turqisë

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 15:06

Recep Tajip Erdogan e ka dhënë betimin në postin e Presidentit të Turqisë.

Erdogan, i cili ishte kryeministër që 11 vjet, e ka bërë betimin sot në Ankara, pasi ka fituar zgjedhjet e para presidenciale ku populli ka pasur mundësi të bëj zgjedhje të drejtpërdrejt të lidderit të shtetit.

Ceremonia inauguruese ka pasur të pranishëm liderë të dhjetëra shteteve.

Deputetët e opozitës turke, Partisë Republikane, që e akuzojnë Erdoganin se e ka shkelur kushtetutën, janë larguar nga salla e parlamentit pak para betimit.

Erdogan është zotuar për ndryshime kushtetuese me qëllim që pozita e presidentit të transformohet nga një post ceremonial në pozitë më të fuqishme.

Kritikët e tij janë të shqetësuar se kjo do e bëjë atë edhe më autoritar.

Si kryeministër i ri i Turqisë, është emëruar ish ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat