I gjithë qyteti ishte i heshtur: Grupi i organizuar, ndër vite dhunonte vajzat e reja

Bota

I gjithë qyteti ishte i heshtur: Grupi i organizuar, ndër vite dhunonte vajzat e reja

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 11:01

Banda ka operuar në qytetin e Rotherham-it. E mbronte policia, shërbimet sociale dhe qytetarët, për arsye ende të panjohura. Deri më tani, asnjë nga pjesëmarrësit nuk është dënuar.
Lidhur me faktin se organet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asgjë, Emma Jackson thotë se këta janë persona që rrinin ulur në tavolinat e tyre, merrnin rroga, dinin çdo gjë që po ndodhte dhe nuk bënin asgjë. Kjo i bën po aq të këqij, nëse jo më të këqij se vetë autorët.

Emma, është vetëm një nga shumë viktimat e abuzimit sistematik seksual, që u kryen në Rotherham të Anglisë.

Ajo ishte vetëm 13 vjeç kur u përdhunua. Për fat të keq, kjo nuk ishte hera e fundit. Ajo ishte, siç pretendon, nën kontrollin e plotë të personit që e përdhunonte vazhdimisht.

E thërriste një herë në javë dhe pastaj e detyronte që të ketë marrëdhënie seksuale me meshkujt të cilët i përzgjidhte ai. Kur ajo kontaktoi policinë, këta të fundit, disa ditë më vonë i zhdukën provat.

Përvoja e saj e ngacmimit seksual, që është i pranishëm në të gjithë qytetin prej rreth 260 mijë banorësh, thuhet se kurrë nuk do të ketë sukses të “harrohet” plotësisht.

Sidomos jo pas raporteve të fundit zyrtare prej më shumë se 120 faqesh, i cili, pas një hetimi intensiv, përmbledh tmerrin që femrat dhe adoleshentët kishin kaluar për vite të tëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat