Moskë: Urdhërohet ekzaminimi psikiatrik i pilotes ukrainase

Bota

Moskë: Urdhërohet ekzaminimi psikiatrik i pilotes ukrainase

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 10:56

Një gjykatë ruse nuk ka pranuar që ta lë të lirë me kaucion një oficere të forcave ajrore ukrainase, dhe ka urdhëruar që ajo të dërgohet për ekzaminim psikiatrik në Moskë.

Lejtnantja e Lartë, Nadia Savchenko, është kapur në korrik dhe ajo tani pret që të përballet me gjykatën në Rusi.

Ajo akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë që kanë vdekur derisa e mbulonin konfliktin në mes të separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare në Ukrainën lindore.

Gjatë seancës dëgjimore më 27 gusht, gjykata e qytetit të Voronoezhit nuk ka pranuar ta lirojë atë me kaucion ndërsa e ka shtyrë paraburgosjen e saj deri më 30 tetor.

Avokati i Savchenkos, Mark Feigin, ka thënë se klientja e saj e ka paraqitur një protestë kundër ekzaminit psikiatrik të saj.

Savchenko i ka thënë gjykatës se ajo nuk është fajtore dhe se Rusia nuk ka të drejtë që ta gjykojë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat