BE, më shumë përgjegjësi për shpëtimin e imigrantëve

Bota

BE, më shumë përgjegjësi për shpëtimin e imigrantëve

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 00:35

Bashkimi Evropian po i ve në jetë kërkesat e Italisë për të marrë më tepër përgjegjësi në shpëtimin e imigrantëve afrikanë, të cilët kryejnë udhëtimin e rrezikshëm për kalimin e Detit Mesdhe.

Shefja e Çështjeve të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom tha të mërkurën se shpreson për fillimin e operacionit "Frontex Plus" deri në muajin nëntor. Ajo po i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare në BE të kontribuojnë me avionë, anije dhe personel.

Italia i ka kërkuar BE-së të marrë më tepër përgjegjësi për shpëtimin e imigrantëve që largohen për në Europe, për t'i shpëtuar luftës dhe trazirave në vende si Libia, Siria dhe Iraku.

Trafikantët e njerëzve shpesh i lenë imigrantët të ndërmarrin udhëtime në det, me anije të mbingarkuara, të rrezikshme.

Ishulli italian i Lampeduzës është shpesh vendi i parë që ata shohin.

Italia thotë se ka shpëtuar më tepër se 100 mijë njerëz gjatë këtij viti, por rreth 2 mijë të tjerë kanë vdekur gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat