Intensifikohet konflikti në Ukrainë

Bota

Intensifikohet konflikti në Ukrainë

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 00:08

Beteja për bregdetin strategjik të Ukrainës u intensifikua sot, ndërkohë që forcat rebele pro-ruse hynë në një qytet kyç të Ukrainës juglindore, pas tri ditë bombardimesh të rënda.

Marrja e Novoazovskit, një qytet turistik me 40.000 banorë në detin Azov, është një hap strategjik, pasi qyteti shtrihet në rrugën që lidh Rusinë me portin ukrainas Mariupol dhe Krimenë në Detin e Zi.

Separatistët në Ukrainën lindore gjithashtu duket se kanë marrë pjesë të territorit që mbahej nga forcat qeveritare.

Gazetarë të ndryshëm njoftuan se forcat e Ukrainës braktisën automjetet dhe municionet, duke u tërhequr për shkak të përparimit të forcave kryengritëse.

Ndërkohë, NATO-ja thotë se po shton manovrat në Evropën Lindore. Shefi i Aleancës, Anders Fogh Rasmusen tha se pret që anëtarët e NATO-s të miratojnë javën e ardhshme dërgimin e forcave të përkohshme në rajon.

Kryeministri ukrainas Arseny Yatseniuk tha dje se vendi i tij ka nevojë për ndihmë praktike nga aleanca e NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat