Islandë, tërmet pranë vullkanit

Bota

Islandë, tërmet pranë vullkanit

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 23:25

Vullkani i fjetur Bardarbunga në Islandë u godit nga një tërmet 5.7 ballësh mëngjesin e së martës, më i madhi i lëkundjeve të tokës të regjistruara në afërsi të tij javën e kaluar.

Megjithatë sipas ekspertëve, pavarësisht fuqisë së tërmetit të fundit nuk ka shenja të një shpërthimi të mundshëm vullkanik.

Të dielën zyrtarët vendas e ulën në shkallën e dytë nivelin e rrezikshmërisë së fluturimeve.

Shpërthimi i një tjetër vullkani në Islande, atij Eyjafjallajokull në 2010-n shkaktoi një re gjigante tymi në ajër e cila solli probleme të trafikut ajror në mbarë Kontinentin e Vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat