Talibanët ia heqin kokën një lideri fetar afgan

Bota

Talibanët ia heqin kokën një lideri fetar afgan

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 19:31

Një zyrtar ka thënë se talibanët ia kanë hequr kokën hoxhës së një fshati afgan në krahinën perëndimore, Farah, pasi e kanë akuzuar se ka bashkëpunuar me qeverinë.

Zëdhënësi i qeverisë krahinore, Xhavad Afgan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se Mullah Farukut, i cili ka shërbyer si imam në një xhami, i është hequr koka nga militantët pasi ka kryer lutjet e mëngjesit të sotëm.

Vrasja ka ndodhur në një zonë afër xhamisë në qarkun krahinor të Bala Bolok.

Deri më tash nuk ka pasur asnjë koment prej talibanëve, që rregullisht sulmojnë njerëzit që punojnë me qeverinë afgane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat