Moskë: Ushtarët rusë e kaluan kufirin aksidentalisht

Bota

Moskë: Ushtarët rusë e kaluan kufirin aksidentalisht

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 14:18

Një burim i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se ushtarët rusë që raportohet se janë kapur nga forcat ukrainase në pjesën juglindore të Ukrainës, e kanë kaluar aksidentalisht kufirin Rusi-Ukrainë.

Burimi i paidentifikuar iu ka thënë se agjencive ruse të lajmeve se ata ishin duke patrulluar kur pa e ditur e kanë kaluar një zonë të pa shënuar të kufirit.

Mirëpo shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka thënë se 10 ushtarë janë kapur afër fshatit Dzerkalne, rreth 50 km në juglindje të qytetit të Donjeckut.

Ushtria ukrainase e ka publikuar një video në të cilin thuhet se shihen disa prej ushtarëve, të cilët thuhet se po merren në pyetje në kuadër të një hetimi penal.

Mbrëmë, ushtria ukrainase ka thënë se forcat ruse, të maskuara si separatist kanë hyrë në Ukrainë nga Rusia me 10 tanke dhe dy bartës të blinduar të personelit.

Sidoqoftë, ata janë sulmuar nga forcat ukrainase dhe janë ndaluar në Novoazovsk.

Kiev për një kohë të gjatë e ka akuzuar Moskën se ka përkrahur rebelët në Ukrainë, një akuzë që Rusia e hedh poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat