Sot takohen Poroshenko e Putin

Bota

Sot takohen Poroshenko e Putin

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 08:23

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, pritet të takojë sot homologun rus, Vladimir Putin, në Minsk të Bjellorusisë.

Takimi ndodh në kohën e tensioneve të larta midis Kievit dhe Moskës në lidhje me kryengritjen pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Samiti do të ndiqet edhe nga presidenti i Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenka, ai i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, si dhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Të hënën, Poroshenko ka shpërndarë Parlamentin e Ukrainës, duke u hapur rrugën zgjedhjeve të reja që do të mbahen më 26 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat