SHBA: Ushtarja e plagosi vetveten, jo të tjerët

Bota

SHBA: Ushtarja e plagosi vetveten, jo të tjerët

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 19:46

Një ushtare e armatosur brenda ndërtesës kryesore në bazën ushtarake Fort Lee në Virgjinia në Shtetet e Bashkuara, e ka kthyer armën kundër saj, duke i shkaktuar vetvetes plagë, por nuk e ka plagosur askend tjetër, në këtë bazë me qarkullim të madh, e cila sot në mëngjes është bllokuar.

Ushtarja është dërguar në spital, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk dihet.

Në deklaratën e ushtrisë amerikane nuk është identifikuar ushtarja dhe theksohet se zyrtarët nuk do të shpallin ndonjë informacion të mëtejshëm në mënyrë të menjëhershme, raporton AP.

Baza Fort Lee gjendet afro 200 kilometra nga Uashingtoni dhe është baza e tretë më e madhe stërvitore e ushtrisë.

Në të gjenden afro 34 mijë vetë, përfshirë pjesëtarët e të gjitha degëve, familjet e tyre, civilë dhe kontraktorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat