Bruksel: Catherine Ashton së shpejti takohet me Javad Zarifin

Bota

Bruksel: Catherine Ashton së shpejti takohet me Javad Zarifin

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 18:04

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, do të takohet me ministrin e jashtëm iranian, Javad Zarif, më 1 shtator në Bruksel, për të diskutuar për kornizën e negociatave atomike.

Ky njoftim i BE-së u bë sot, derisa ka skaduar afati brenda së cilit Irani është dashur tu përgjigjet pyetjeve të Agjencisë Ndërkombëare për Energji Bërthamore, lidhur me kërkimet e dyshuara për armatim atomik.

Nuk dihet saktësisht se a është përgjigjur Irani në këto pyetje apo jo.

Në takimin e tyre të fundit, në muajin korrik, Ashton dhe Zarif ishin pajtuar për ta vazhduar afatin deri më 24 nëntor për arritujen e marrëveshjes gjithpërfshirëse atomike ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

Zonja Ashton është negociatori kryesor për gjashtë vendet (Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Francën, Britaninë dhe Gjermaninë), në bisedimet atomike me Iranin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat