Tahir-ul-Qadri: I gatshëm të vdes nëse Sharifi nuk tërhiqet

Bota

Tahir-ul-Qadri: I gatshëm të vdes nëse Sharifi nuk tërhiqet

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 17:30

Kleriku pakistanez, Tahir-ul-Qadri, thotë se është i gatshëm të vdes nëse kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, nuk paraqet dorëheqje brenda 48 orësh.

Ai u ka treguar sot mijëra protestuesve antiqeveri afër parlamentit një qefin të bardhë dhe shpjegoi se ai do të jetë për të ose për qeverinë e zotit Sharif.

Ultimatumi i tij u bë disa orë para se të skadonte ultimatumi tjetër i bërë nga lideri opozitar, Imran Khan, që ndaras e udhëheq një protestë kundër kryeministrit Sharif.

Nuk është e qartë se çka planifikojnë të bëjnë Khan dhe Qadri nëse Sharifi refuzon të paraqes dorëheqje.

Por, ka shqetësime se ata mund t’i ftojnë mbështetësit për të depërtuar me dhunë në ndërtesën e parlamentit ose në zyrën e afërt të kryeministrit Sharif në kryeqytetin Islamabad.

Prej 15 gushtit, mijëra njerëz po demonstrojnë në Islamabad, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Nawaz Sharif.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat