Poroshenko: Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar

Bota

Poroshenko: Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 17:50

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka akuzuar Rusinë për “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”, pasi një konvoj rus i ndihmave ka kaluar kufirin pa lejen e Kievit.

Në deklaratën e tij, Poroshenko ka thënë se një “konvoj prej më shumë se 100 automjetesh ka hyrë në territorin e Ukrainës pa inspektim doganor, pa kontroll kufitar apo pa përcjellje të Kryqit të Kuq, çfarë paraqet shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Keivi, megjithatë, ka thënë se ka lejuar kalimin e kamionëve për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit në pjesën lindore të vendit.

Dhjetëra kamionë kanë qenë të parkuar pranë kufirit për një javë.

Ukraina ka shprehur shqetësimin se konvoji mund të furnizojë rebelët pro-rusë me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat