OKB: Mbi 191 mijë të vrarë në Siri

Bota

OKB: Mbi 191 mijë të vrarë në Siri

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 12:19

Zyra për të drejtat e njeriut në OKB thotë se mbi 191 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftës civile në Siri.

Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Navi Pillay, ka thënë sot në Gjenevë se këta persona e kanë humbur jetën gjatë konfliktit prej marsit 2011 deri në prill 2014.

Pillay e ka akuzuar mos veprimin e komunitetit botëror në Siri duke thënë se “vrasësit, shkatërruesit dhe torturuesit në Siri janë fuqizuar...nga paraliza ndërkombëtare”.

Raporti i OKB është publikuar vetëm një ditë pasi Obeservatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se mbi 180 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Konflikti në Siri ka filluar me protesta paqësore anti-qeveritare që regjimi i Bashar al Assadit i ka shtypur me forcë.

Gati gjysma e popullatës së vendit është zhvendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat