Izraeli kryen sulme të reja në Gaza

Bota

Izraeli kryen sulme të reja në Gaza

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 10:06

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer 20 sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës derisa kanë vazhduar luftimet në ditën e tyre tretë, pas dështimit të bisedimeve indirekte mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt.

Personeli mjekësor në Gaza ka thënë se së paku 2 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve të reja ajrore izraelite. Këto raste nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.

Gjatë kësaj jave, Hmasi e ka hedhur poshtë propozimin egjiptian për armëpushim sipas të cilit Izraeli do e hiqte gradualisht bllokadën ndaj Gazas, pa ndonjë përkushtim të paracaktuar.

Ismail Haniyeh, zyrtar i lartë i Hamasit, ka thënë se ata nuk do të pranojnë asgjë tjetër pos fundit të bllokadës.

Tre zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë dje gjatë sulmeve ajrore të Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat