Trupat dhe hiri i 20 malajzianëve që janë vrarë kur aeroplani i tyre i fluturimit MH17, është rrëzuar në Ukrainë më 17 korrik, kanë arritur në Kuala Lumpur.
Një aeroplan i veçant i Malaysian Airlines, ka arritur sot në aeroportin ndërkombëtar të Malajzisë, nga Amsterdami, ku ishin dërguar viktimat fillimisht.
Më 17 korrik, kanë vdekur të gjithë 298 pasagjerët e aeroplanit që është rrëzuar në Ukrainën lindore të kontrolluar nga rebelët prorusë, derisa aeroplani fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur.
Viktimat përfshijnë 43 malazianë dhe 195 holandezë.