Tunizia dhe Egjipti anulojnë fluturimet me Libinë

Bota

Tunizia dhe Egjipti anulojnë fluturimet me Libinë

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 08:29

Tunizia dhe Egjipti i kanë pezulluar fluturimet drejt Libisë fqinje për shkaqe sigurie, derisa milicitë rivale përleshën për kontroll në aeroportin e kryeqytetit, Tripoli dhe qytetin lindor të Bengazit.

Ministria e Transportit e Tunizisë ka thënë mbrëmë se fluturimet që vijnë nga Libia janë anulluar, duke përmendur mungesën e sigurisë sipas standardeve ndërkombëtare.

Zyrtarët e aeroportit të Egjiptit kanë thënë se fluturimet nga Kajro në Libi janë pezulluar, ndonëse fluturimet prej qytetit të dytë egjiptian, Aleksandri, do të vazhdojnë.

Zyrtarët ia kanë bërë të ditura këto informata Reutersit në kushte anonimiteti.

Libia po përballet me dhunën më të madhe prej rënies së diktatorit shumëvjeçar, Muamer Gadafi, në vitin 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat