Nixon urdhëron tërheqjen e Gardës

Bota

Nixon urdhëron tërheqjen e Gardës

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 08:21

Guvernatori i Misurit, Jay Nixon, e ka urdhëruar Gardën Kombëtare të këtij shteti federal, që të filloj tërheqjen nga St. Louis.

Kjo paraqet shenjën më të qartë se autoritetet besojnë që përleshjet mes policisë dhe banorëve kanë filluar të zvogëlohen, pas dy jave trazirash, raporton Ëashington Post.

Vendimi i Nixon është marrë katër ditë pasi ai ftoi trupat për të ndihmuar në përballjen me protestat e eskaluara rreth vrasjes së një adoleshenti zezak, nga një polic i bardhë.

Përeshjet mes policisë dhe protestuesve e kanë tërhequr vëmendjen botërore.

Përmes një komunikate, Nixon, ka thënë se situata në Ferguson është përmirësuar, pas gjatë natës janë arrestuar vetëm gjashtë persona, shumë më pak se sa netëve të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat